INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Greqia shpërndan lajm të mirë dhe të keq për Shqipërinë në BE

Greqia shpërndan lajm të mirë dhe të keq për Shqipërinë në BE

Publikuar më: 13:30 01-12-2016

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias për Huffington Post, ka dhënë një lajm sa të mirë po aq dhe të keq pë Shqipërinë. Sipas tij Këshilli Europian do të miratojë në 12 dhjetor tekst-rekomandimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Por ai gjithësesi e keqja është se ende ska një datë për çeljen e bisedimeve të anëtarësimit.

“Tirana do të marrë një lajm pozitiv për çeljen e bisedimeve me Bashkimin Europian. Por, Shqipëria duhet të ketë parasysh edhe pesë kritere thelbësore”, tha Kotzias. Ai përmendi se si kusht për integrimin, janë të drejtat e minoriteteve, fqinjësinë e mirë, Himarën, luftën kundër korrupsionit dhe atë kundër drogës.
Në fund të shkrimit duke cituar burime diplomatike thuhet se:

"Shqipëria është e frikësuar, ndryshe nga pritshmëritë e fillimit, kur Tirana kishte patur një perceptim se do t’a merrte lehtë miratimin për teks-rekomandimin pozitiv të çeljen e negociatave. Por qeveria shqiptare, citohet në shkrim, e kuptoi se me çfarë kishte të bënte në momentin kur diskutimi mori trajtën nëse negociatat do të hapen ose jo brenda vitit 2017", shkruan Huffington Post.

Article Logic
Execution time: 0.0032839775085449