INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Greqia tani ecën me këmbët e veta

Greqia tani ecën me këmbët e veta

Publikuar më: 10:21 20-08-2018

Greqia anëtari i fundit i Eurozonës që përfitonte nga një program ndihme ndërkombëtare nga kriza, i thotë lamtumirë Trojkës. Vendi fqinj ka shmangur falimentimin dhe daljen nga euro, me koston e reformave të rënda. Siç njoftoi Kryeministri Alexis Tsipras, Greqia tani duhet të “kthehet në një vend normal”. Por ky normalitet sipas Tsipras nuk do të thotë fundi i krizës ekonomike dhe sociale pasi ka zgjatur për 9 vjet. Problemet për shumicën e popullsisë mbeten serioze, papunësia, ulja drastike e pagave dhe pensioneve, vështirësitë për sektorin shëndetësor, largimet jashtë vendit prej pothuajse e gjysmë milioni grekëve etj. Greqia ka marrë 288.7 miliardë euro kredi që nga viti 2010. Eurogrupi do rishikojnë deri në vitin 2032 nëse nevojiten masa shtesë të borxhit për të siguruar përmbushjen e nevojave vjetore të financimit bruto. Mediat greke kanë thënë se qeveria po  bën një rishikim të ashpër të kursimeve dhe reformave të imponuara me një dokument të hollësishëm të publikuar sot me rastin e përfundimit formal të programit me Greqinë. Greqia arriti të reduktojë deficitin e përgjithshëm të qeverisë me rreth 16% të PBB-së. 

Article Logic
Execution time: 0.0035791397094727