Festat nuk kanë asnjëherë të sosur kur flasim për Vip-at e showbizzit shqiptarë.
Këtë herë festa na vjen nga familja Koçi ku mami Afërdita e motrava bukuroshe Eni dhe Greta feston ditëlindjen.
Në minutatat e para të hyrjes së ditës së sotme motrat këngëtare e kanë befasuar mamin e tyre duke i dhuruar një buqetë fantastike me trëndafila të kuqë dhe disa dhurata të tjera.
“Ti je gjëja më e shtrenjtë dhe më e dashur që kam! Je ajo që më ke dhënë jetë,edukim,dashuri dhe sot falë teje unë ndihem krenare për çfarë jam! Edhe 100 Mami #iloveyou”, ka shkruar Greta mbi një fotografi të publikuar në profilin e saj në Instagram në të cilën shihet një diplomë që ajo dhe Eni i dhuruan nënës së tyre për kontributin e dhënë si grua, nënë dhe bashkëshorte.