Edhe pse e nisi karrierën e saj si këngëtare, për pak kohë Greta Koçi u duk sikur e braktisi tërësisht muzikën duke iu përkushtuar një tjetër profili, politikës.
Por kjo e fundit duket se nuk e zëvëndësoi dot “dashurinë e vjetër” të cilës Greta po na tregon se i është rikthyer seriozisht dhe me kohë të plotë tashmë. Pas disa këngëve dhe bashkëpunimeve që e kanë marrë pëlqimin, siç është kënga “I besova”, këngëtarja nuk di të ndalet. Ajo ka zgjedhur këtë herë dy nga bashkëpunëtorët më “in” të momentit, Zzap dhe Chriss për këngën e re. Kënga titullohet “S’jena ni moti” dhe teksti i saj do mbajë frimën e reperit Mozzik.