Duket se me afrimin e pranverës, po afron edhe stina e publikimeve të reja nga artistët shqiptarë.
E rradhës ka qenë Greta Koçi, këngëtarja 24-vjeçare e cila sapo ka nxjerrë klipin e saj të ri "I Besova". Një këngë e punuar nga bashkëpunëtori besnik, reperi dhe producenti Gold Ag, me video nga studio e "Max Production". Duket se Greta e ka marrë seriozisht rikthimin në muzikë, pas një kohe të gjatë shkëputjeje për shkak të angazhimeve në politikë. Kjo kuptohet nga projektet e njëpasnjëshme që ajo po publikon, por më tepër edhe nga ndryshimi në look i artistes, e cila sa vjen e shfaqet më e kuruar në daljet publike. Urojmë ashtu siç ka nisur të vazhdojë ky rrugëtim i ri i Greta Koçit, dhe pse jo të rikthehen kohët e arta për të!