Këngëtarja e njohur shqiptare, Greta Koçi, ka bërë me dije për publikun se sot do të publikojë këngën dhe videoklipin e saj më të ri.
Kënga që, sipas këngëtares, është muzikë nga shpirti titullohet “Përsëri”
“Nesër do të dëgjoni muzikë nga shpirti... E ndjerë dhe e kënduar me zemër, nga unë... për të gjithë ju! Uroj të jetë kënga që do të godasë zemrat tuaja... Jeni gati për nesër”, ka pyetur ajo fansat e saj me një fotografi në Instagram.
Kënga e saj e fundit është “Nuk ka dashni” në bashkëpunim me Genc Prelvukajn e lansuar gjatë verës.