Këngëtarja bukuroshe ka ndryshuar komplet fytyrë me pamjen e re!
Me të vërtetë ndryshimin Greta Koçi e ka bërë tek flokët, por modeli e bën të duket sikur ka një fytyrë tërësisht të re. Me siguri është efekti i ballukeve që i jep një iluzionin e një pamjeje tjetër edhe tipareve të saj. Megjithatë këtu duket se nuk bëhet thjesht për një freskim të modelit të flokëve, por të gjithë imazhit. Diçka e tillë vihet re në mbishkrimin e Gretës, e cila thotë se “stili është çdo gjë”. Krahas modelit ajo ka ndryshuar edhe ngjyrën e flokëve, duke e ëmbëlsuar dhe duke krijuar në këtë mënyrë më shumë harmoni me stinën e ngrohtë që ka filluar të duket në horizont. Një zgjedhje aspak e keqe nga Greta që i shkon shumë edhe me formën e fytyrës. Madje në komentet e panumërt disa prej fansave e kishin cilësuar “si kineze”, duke vërtetuar kështu që ndryshimi nuk është i vogël, të paktën në dukje.