INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Greta Koçi nuk është më 16 vjeç! Ja me kë festoi ajo ditëlindjen [FOTO]

Greta Koçi nuk është më 16 vjeç! Ja me kë festoi ajo ditëlindjen [FOTO]

Publikuar më: 10:21 27-09-2016

Dje ishte ditëlindja e Greta Koçit dhe nuk ishte një si gjithë të tjerat.

Kjo pasi këngëtarja bukuroshe ka thyer një tabu që qarkullonte prej vitesh. Ajo nuk është më 16 vjeç! Mos u mashtroni nga postimi i saj në Instagram, ku ndërsa i uron ditëlindjen vetes, shkruan në mbishkrim se mbushi sërish 16 vjeç. Ja pra që ky fakt rezulton të jetë i pavërtetë. Greta në të vërtetë sot është plot 25 vjeç dhe pavarësisht se ç’thonë zërat aty jashtë, ajo nuk mund të kthehet më pas. Duket e pabesueshme por është e vërtetë, 16 vitet më në fund i lanë shëndenë. Dhe ky rast nuk mund të kalonte pa u festuar nga artistja e shumë këngëve në krah të personazheve të ndryshëm të showbiz, ndër të cilët dhe Ermal Mamaqi me Amin, Endri dhe Stefi Prifti, Eranda dhe Irma Libohova, Xhensila Myrtezaj, Bes Kallaku dhe Julian Deda.

Article Logic
Execution time: 0.0035378932952881