Duket se Greta Koçi e ka marrë seriozisht rikthimin në muzikë, pas një kohe të gjatë shkëputjeje për shkak të angazhimeve në politikë. Këngëtarja 24 vjeçare ka pak kohë që ka publikuar projektin e saj më të fundit "I besova". Megjithatë Greta nuk po ndalet, ajo së fundmi po bën përgatitje për një tjetër projekt pasi ka shkuar në Prishtinë dhe mësohet se po punon për një bashkëpunim të ri .
Bashkëpunimi në fakt do të jetë shumë interesant, pasi ajo ka vendosur të vijë me një këngë të re së bashku me Mozzik. Ajo ka publikuar një foto në Instagram ku shihet në studion e On Records bashkë me Mozzik dhe Zzap & Chriss të cilëve u është besuar ky projekt i rradhës.
Nuk e dimë ende se kur do të dalë kënga, por jemi kuriozë ta dëgjojmë .