INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Greta Koçi, si ëngjëjt e Victoria's Secret në klipin e ri

Greta Koçi, si ëngjëjt e Victoria's Secret në klipin e ri

Publikuar më: 16:36 19-04-2016

E ka marrë seriozisht rikthimin e saj në muzikë, bukuroshja Greta Koçi.

Dhe në fakt projekti më i ri i këngëtares, me titull "Sjena Ni Moti" duket goxha premtues. Por për ta vërtetuar këtë gjë nuk do të na duhet të presim edhe shumë, pasi nëpërmjet një video ngacmuese në Instagramin e saj, Greta ka zbuluar se klipi ka përfunduar së realizuari dhe do të ketë premierën e tij këtë të premte. 

Një video e punuar nga Max Production, ndërkohë që kënga është një bashkëpunim midis dyshes së producentëve Zzap & Chriss dhe reperit Mozzik. Sa i përket dukjes në klip, shkodrania e talentuar Greta ka vendosur të vishet me elementet dhe ngjyrat e futbollit amerikan, një gjetje kjo interesante, ndonëse jo edhe aq origjinale, e stilistit Joni Peçi i cili duket se është frymëzuar nga reklama e SuperBowl e Ëngjëjve të Victoria-s.

 Gjithsesi vjen era "hit", urojmë për Gretën të rezultojë vërtet i tillë!

Article Logic
Execution time: 0.003864049911499