Opsioni më i ri në “InstaStory” ai i krijimit të quizeve, duket se po bëhet një trend i pashmangshëm edhe për personazhet e njohur.
Një prej tyre është edhe Greta Koçi, e cila nuk ka refuzuar ta zhvillojë me ndjekësit e saj.
Për çdo përgjigje të saktë, alternativa ngjyroset në ngjyrë jeshile dhe në ngjyrë të kuqe nëse ke zgjedhur alternativën e gabuar.
Në këtë quiz Greta ka zbuluar edhe cilësitë që mashkulli i jetës së saj duhet të ketë:
"I zoti, i bukur dhe i kulturuar."- është alternativa e saktë e Gretës, e cila zbulon kriteret që ajo kërkon tek mashkulli që do të ketë në krahë.
Këngëtarja në intervista të ndryshme është shprehur se ajo nuk do të nxitohet në vendimin për tu martuar dhe po pret mashkullin e duhur.