INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Greta Koçit ‘i ka ardhur në majë të hundës’ nga ata që i kërkojnë të martohen! Ja përgjigja përfundimtare që ka

Greta Koçit ‘i ka ardhur në majë të hundës’ nga ata që i kërkojnë të martohen! Ja përgjigja përfundimtare që ka

Publikuar më: 18:31 16-06-2019

Këngëtarja shumë e dashur për publikun Greta Koçi dhe një nga me karierrat më të gjata në këtë profesion së fundmi në jetën e saj personale po has me një dukuri, që është e zakonshme në kulturën shqiptare.

Ashtu siç prindërit tanë shpeshherë na rikujtojnë se duhet të gjejmë partneren e jetës, Greta këtë hall e ka me ndjekësit dhe fansat e saj.

Jo të pakta kanë qenë rastet kur ajo i ka kthyer publikisht përgjigje njerëzve që i kërkojnë të gjejë një burrë dhe të martohet.

E ftuar sot në "E diell", Greta foli përsëri rreth kësaj teme ku tregoi se merr shumë komente si: "Shumë e bukur je, por gjej ndonjë burrë".

"Këto punë nuk paskan rradhë", u përgjigj Greta.

"Të gjitha këto kanë kohë dhe është proçes që do ndodhë në jetën e njeriut. E rëndësishme është të arsimohesh, të kulturohesh, të kesh një karrierë të suksesshme, të jesh e zonja e vetes dhe burrin ta zgjedhësh në atë standart", u shpreh këngëtarja.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036299228668213