Simpatike dhe të talentuara, kështu mund t’i quajmë motrat Koçi. Eni dhe Greta Koçi janë dy motrat e famshme shumë të preferuara nga publiku dhe kjo prej karrierës së pasur muzikore.
I shohim gjithmonë të kuruara deri në detaje në çdo dalje të tyre, por së fundmi Eni me anë të një postimi ka treguar një detaj nga marrëdhënia e saj me Gretën. Postimi ka të bëjë me karikuesin e telefonave dhe në të shkruhej “Kur karikuesi juaj i Iphone-it është prishur, por motra juaj ka një që punon”.
Me shaka, Eni ka etiketuar Gretën duke i thënë “@gretakoci1 Ma nxin jetën”. Kjo do të thotë se Greta bën më shumë foto dhe e përdor më shumë telefonin se Eni, përderisa nuk i mban aspak bateria.