Është ndërprerë forcërisht greva e 4 ish-të burgosurve politikë të cilët prej 5 ditësh ishin ngujuar në një çadër pikërisht në vendin ku u dogj gjashtë vite më parë Lirak Bejko.
Por rreth orës 2 të mëngjesit policia ka ndërhyrë dhe ka hequr çadrën ku ata ishin ngujuar.
Ish-të përndjekurit u shoqëruan në komisariat dhe akuzojnë policinë se i ka keqtrajtuar.
Arsyeja se përse ish-të burgosurit politikë hidhen në grevë është se ata kërkojnë ndryshimin e ligjit për dëmshpërblimet dhe trajtimin e tyre.