Greva e 18 të dënuarve të Burgut të Sigurisë së Lartë në Burrel është mbyllur, pasi Drejtoria e Burgjeve i shpërndau organizatorët në burgje të tjera.
Kjo ndodhi një ditë më parë, po sot mësohet se organizatori i grevës së urisë ishte një nga grabitësisht e bandës së Babagjyshëve, që vidhnin qendrat e mëdha tregtare, Ilir Kupa. Grevistët për tre ditë nuk pranuan të hanin më ushqimin e burgut, që ishte sipas tyre, i shumë i keq
Bashkë me 17 të dënuar të tjerë Kupa u transferua në një institucion tjetër; vendimin e mori kreu i Përgjithshëm i Burgjeve, Stefan Çipa, që verifikoi kushtet e këqija të jetesës në këtë instititucion, lagështirën, cilësinë e ushqimit e the. Po dhe Avokati i Popullit tre ditë më parë e tha fjalën e vetë, kërkoi mbylljen e këtij burgu.
Në këtë kudër kanë nisur punimet për restaurimin e tij.