Banorët e Zharrzës pasi kanë kaluar një natë të vështirë duke fjetur në rrugë nëpër çadra pranë zjarrit kanë rinisur rrugën më këmbë drejt Tiranës. Ata kanë bërë rreth 50 kilometra më këmbë dhe kanë ende e 70 të tjera. Vendimet e tyre janë të qarta nuk kanë ndërment të kthehen mbrapsht deri sa qeveria ti dëmshpërblejë për banesat e tyre të dëmtuara nga kompania që merret me shpërthimet për nxjerrjene e naftës.
Deri tani dëmi është i madh rreth 26 shtëpi janë bërë të pabanueshme dhe mbi 500 të tjera janë dëmtuar shumë.
Gjithashtu ata kërkojnë që të ndalohet totalisht puna e kompanisë me qëllim nisjen e një jete normale.
Po qeveria nuk ka mbetur në vend zyrtarë të Ministrisë së ekonomisë janë nisur drejt Patosit dhe kanë nisur bisedime me një pjesë tjetër të banorëve.