INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grezda: Spanja shumë e fortë, arbitri i respektoi ata

Grezda: Spanja shumë e fortë, arbitri i respektoi ata

Publikuar më: 21:53 06-10-2017

I pari që doli para mediave pas humbjes nga Spanja është futbollisti Eros Grezda. Ai u shpreh se Shqipëria luajti mirë dhe futbollistët e Spanjës shfrytëzuan rastet, gjë që nuk e bëri kombëtarja jonë. Grezda drejtoi gishtin nga arbitri duke theksuar se ai nuk bëri gjykim aspak të drejtë.

 “Kemi provuar gjatë gjithë javës me këtë formacion dhe trajneri mendoi se ky formacion do ta përballonte Spanjën. Kishim përballë një Spanjë shumë të fortë, luajtëm mirë patëm edhe në raste por nuk arritëm të shënojmë. Ia pasova topin Llullakut sepse ishte në pozicion më të mirë për të shënuar, por kështu është futbolli.  

Arbitri i respektoi shumë spanjollët, unë me faullin e parë mora të verdhë, Jordi Arba preku topin me dorë por arbitri nuk dha penallti.”

Article Logic
Execution time: 0.003619909286499