E ardhmja e Antione Griezmann duket gjithnjë e më larg Madridit.
Sulmuesi francez ka adhurues në shumë klube të mëdha, por duket se destinacioni i tij i ardhshëm do të jetë Anglia.
Manchester United ka vënë në krye të listës së përforcimeve Griezmann dhe ky i fundit duket se e mirëpret një sfidë të re te “Djajtë e kuq”.
I pyetur nga një media franceze, Griezmann ka zbuluar mundësitë reale për t’iu bashkuar ekipit të trajnerit Mourinho, në sezonin e ardhshëm.
“Ka 60 % mundësi që vitin e ardhshëm t’i bashkohem Manchester United. Do të bëj zgjedhjen time brenda dy javëve”, tha sulmuesi i talentuar francez.
Griezmann, 26 vjeçar, luan prej tre vitesh te Athletico Madrid, ndërsa dy sezonet e fundit është shndërruar në një pikë referimi për ekipin e tij.