U duk një ndeshje e lehtë në letër fillimisht për Francën, por nuk rezultoi e tillë. Irlanda ka shkuar shumë afër realizimit të ëndrrës pas goli të shënuar në minutat e para të sfidës, me anë të një penalltie të shënuar nga Brady. Ëndërr që ka zgjatur deri në minutën e 58-të kur Griezmann ka barazuar dhe tri minuta më vonë ka shënuar edhe golin e dytë. Ndeshja është mbyllur për Irlandën në minutën e 66-të kur Duffy është ndëshkuar me karton të kuq direkt nga ana e gjyqtarit pas ndërhyrjes së bërë kundër Antoine Griemzann, i cili po shkonte i vetëm përballë portierit Randolph. Franca ka siguruar kështu kualifikimin në çerekfinale ku do të ndeshet me fituesen e çiftit Angli-Islandë. Nesër në orën 21:00, në Nice, do të zhvillohet ndeshja mes Anglisë dhe Islandës, që do të përcaktojë edhe kundërshtarin e ardhshëm të “Gjelave”.