Dikur ai bëri Kim Kardashian të flasë shqip, shikoni çfarë ka bërë këtë herë…
Këtë herë grimieri i Kardashian, Mario Dedivanovic është shfaqur me flamurin shqiptar në krah. Mario shihet në plazh me një peshqir që ka si figurë simbolin e shqiptarëve, duke vendosur si mbishkrim dy zemra, një të kuqë dhe një të zezë. Ai ka zgjedhur një nga plazhet e Malit të Zi për të kaluar pushimet dhe gjithmone nuk heziton asnjeherë të tregojë origjinën e tij dhe të krenohet që është shqiptar, shkruan intv.al. Ai është shqiptar me prejardhje nga Mali i Zi dhe gjuhën shqipe nuk e ka harruar dhe para disa kohësh ai postoi një video ku ishte duke mësuar dhe femrën më të famshme në botë të flasë shqip dhe ia doli.