Disa javë më parë bëri bujë të madhe sherri mes dy kushërirave, Beatrix Ramosaj dhe Anxhelina Hadërgjonaj, të cilat i kishin prishur marrëdhëniet mes tyre për shkak të grimierit të famshëm Ariel.
Por së fundmi në media u përfol se dyshja kanë rregulluar marrëdhëniet, pasi nërrjet u publikua një foto ku shihej Trixa, Anxhelina dhe Ariel. Mirëpo ne të intv.al ju tregojmë dy kushërirat mbajnë mëri dhe ajo foto nuk është e kohëve të fundit por para disa muajsh ku Anxhelina erdhi dhe dha disa intervista në Shqipëri.
Madje vlen të thuhet se ende Trixa nuk ndjek dyshen Anxhelina dhe Ariel, i cili thuhet se është 'molla e sherrit' mes dyshes. Ne shpresojmë që vajzat të lënë mëritë mënjanë dhe t'i shohim sërish së bashku./intv.al/