Rihanna nuk do të jetë pjesë e thashethemeve lart e poshtë!
Fansat e RiRi nxorrën një teori se Akademia Grammy me qëllim ka nominuar 8 herë këngëtaren nga Barbadosi, në mënyrë që të ketë më pak se Beyonce, e cila numëron plot 9 të tilla. Kur kjo teori u postua në rrjetet sociale, Riri e pëlqeu atë, kështu që fansat menduan se ajo e mbështet atë.
Mirëpo, Rihanna postoi një shkrim për të sqaruar gjithçka se nuk është xheloze dhe as në një grindje me Beyonce. Ajo tha “Nuk e lexova “teorinë”, mendova se është foto për të qeshur dhe e pëlqeva. Por kur e pashë se ajo u përhap gjithandej, u çudita. Nuk ishte e nevojshme! Uroj që mos ta mendoni më këtë dhe ti shikoni gjërat nga një horizont më i gjërë. Nuk duhet të vendosim femrat me ngjyrë kundër njëra-tjetrës! Duhet të festojmë, dhe Akademia Grammy është dakord”!
Më bukur se kaq, nuk mund ta thonte!