INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gripi dhe fruthi “mbërthejnë” shqiptarët

Publikuar më: 16:42 13-02-2018

Kjo javë ka shënuar numrin më të lartë të qytetarëve të prekur nga gripi, duke bërë që vendi të përjetojë dhe epideminë gripale. Sipas të dhënave vetëm gjatë javës së fundit janë rreth 23 mijë persona që rezultojnë të prekur nga gripi, ndërsa të dhënat e ISHP tregojnë se fruthi ka shënuar deri tani 80 raste. Në këtë situatë autoritetet shëndetësore rajonale po vijojnë vaksinimin e personave të afërm të pacientit në mënyrë që të izolojnë rastet. Sipas mjekëve më të rrezikuar për t’u prekur nga dy viruset që qarkullojnë në vendin tonë; virusi i tipit A dhe B, janë personat që nuk janë vaksinuar, ata që vuajnë nga sëmundjet kronike, fëmijët dhe të moshuarit.

Ndërkohë mjekët lajmërojnë se përveç viruseve gripale, fruthi po shënon rritje të numri të pacientëve. Janë 80 persona të prekur nga kjo sëmundje infektive kryesisht fëmijë që edhe nuk kanë mbushur moshën për vaksinim.

Ndërkohë para disa ditësh komplikacionet në bronke dhe fruthi ishin fatalë për një foshnje 8 muajshe që ndërroi jetë në pediatri, ndërsa autoritetet shëndetësore vijojnë të jenë vigjilente ndaj situatës së krijuar.

Article Logic
Execution time: 0.0037369728088379