INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gripi i merr jetën 5 personave mes tyre dhe fëmijë

Gripi i merr jetën 5 personave mes tyre dhe fëmijë

Publikuar më: 09:41 30-01-2019

Pesë persona kanë ndërruar jetë si pasojë e gripit në Malin e Zi. Mësohet se mes viktimave është edhe një fëmijë dyvjeçar.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, përveç një gruaje, për të cilën dihet se ishte e vaksinuar, të tjerët nuk kanë qenë të vaksinuar kundër gripit sezonal.
Raportohet se 386 persona me simptoma të ngjashme të gripit janë paraqitur në qendrat spitalore, numër më i lartë se një javë më parë dhe tre herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Shumica e pacientëve janë të moshës 20-64 vjeç, ndërsa numri i fëmijëve të sëmurë është vazhdimisht në rritje.

Article Logic
Execution time: 0.0039739608764648