INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gripi “mbërthen” Shqipërinë, 576 të prekur vetëm sot në Tiranë

Gripi “mbërthen” Shqipërinë, 576 të prekur vetëm sot në Tiranë

Publikuar më: 20:32 03-01-2017

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike të dhënat zyrtare për vizitat e kryera në qendrat shëndetësore në kryeqytet gjatë ditës së sotme, lidhur me gjendjen gripale që ka prekur pjesën më të madhe të vendit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë ditës së sotme, deri në orën 19:20 në 10 qendrat shëndetësore të Tiranës janë kryer në total 576 vizita, nga të cilat 301 në moshë pediatrike dhe 275 moshë e  rritur.

Ndërkohë për të shmangur përhapjen e gripit në kopshte, shkollat 9-vjeçare dhe shkollat e mesme, Ministria e Shëndetësisë në kuadër të masave të ndërmarra, ka parashikuar mbylljen e këtyre institucioneve në datat 4, 5, 6, 7 Janar 2017.

Si rezultat i gjendjes gripale,  qeveria ka vendosur caktimin e datave, 4, 5 dhe 6 janar 2017, ditë pushimi për një nga prindërit që kanë fëmijë të mitur që frekuentojnë ose jo çerdhet, arsimin parashkollor dhe arsimin fillor, që janë nëpunës civilë dhe punonjës të tjerë të administratës publike, të nivelit qendror dhe vendor, si dhe në institucionet e tjera shtetërore.

Article Logic
Execution time: 0.0036411285400391