INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gripi mund të ngjitet dhe nga frymëmarrja, zbulon një studim i fundit

Gripi mund të ngjitet dhe nga frymëmarrja, zbulon një studim i fundit

Publikuar më: 12:04 19-01-2018

Virusi i Gripit shpërndahet edhe nga frymëmarrja dhe jo vetëm nga kollitja dhe teshtima, paralajmëron një studim i ri.

Studuesit e Universitetit të Maryland kanë këshilluar njerëzit se larja e duarve dhe vendosja e dorës para gojës kur kolliten apo teshtijnë nuk është e mjaftueshme për tu mbrojtur nga gripi pasi bakteret e tij gjenden dhe në frymëmarrjen e të sëmurit.

Duke analizuar 142 pacient të sëmurë me grip ata identifikuan virusin dhe në frymënxjerrjen e tyre, madje në momentin që bakteret e gripit dalin jashtë organizmit nëpërmjet frymës mund të jetojnë disa orë në ajër.

Autori i studimit Dr Donald Milton ju ka kërkuar personave të cilët po përjetojnë simptomat e para të gripit të mos shkojnë në punë dhe të qëndrojnë në shtëpi pasi në këtë mënyrë mbrojnë shëndetin e tyre dhe të të tjerëve.

Rezultatet e këtij studimi vijnë në një periudhë ku SHBA-te po përjetojnë një situatë të rëndë të gripit të llojit H3N2, i cili njihet si më agresivi dhe me pasoja fatale.

Deri tani mësohet se 100 amerikane kanë humbur jetën nga ky grip.

Article Logic
Execution time: 0.0037658214569092