Emisioni 3JAT në IN TV, solli për herë të parë publikisht çiftin Ndocaj në një ekran televiziv, ku kanë rrëfyer jetën e tyre familjare. Jeta si emigrantë në Itali, kthimi i Eduartit në Shqipëri si dhe jetesa të ndarë për shkak të detyrës, ka sjell jo pak mungesën e kryefamiljarit. Mungesa ndihet jo vetëm në familje por edhe në biznesin e familjes Ndocaj në Itali, ku ka aktivitetin e tij prej 15 vitesh. Bashkëshortes Valentina, tashmë i duhet të kujdeset jo vetëm për 3 fëmijët por edhe biznesit, për shkak të angazhimit si deputet të Eduart Ndocaj.
Prania e familjes Ndocaj në Shqipëri përkon me festat e fundvitit, ndërsa çifti, me jo pak humor jep dhe arësyet se përse kjo familje vendosi të festojë në atdhe.
Valentina tha:“Unë isha dakort që të kalojmë festat këtu, por vajza e dytë thotë mami çfarë do bëjmë në Shqipëri dhe unë i them, është babi atje, ndërsa ajo thotë se ne jemi 4 ndërsa ai është 1, le të blejë babi një biletë që të vijë në Itali”.
Valentina edhe pse e ndien vetën pjesë e politikës shqiptare mohon që ajo personalisht të bëhet pjesë e saj.
“Tani unë jam pjesë e politikës, por jo unë do jem vetëm mbështetëse e Eduartit”.
Ne ju ftojmë të ndiqni pak momente nga intervista që u tranmetua një ditë më parë në emisionin 3JAT në IN TV.