Ky është momenti shokues se si një hajdut sulmon një grua në sy të dy fëmijëve të saj, pasi kjo e fundit e ndaloi të vidhte nga një e moshuar.
Video e pabesueshme tregon gruan e vjetër duke ecur në një stacion metroje teksa nxjerr telefonin nga çanta e saj.
Ndërkohë autori tenton t’i vjedhë kulentën nga çanta e saj e hapur dhe e ndjek nga mbrapa.
Një mama e shoqëruar nga fëmijë e saj e sheh dhe ndalon hajdutin, i cili më pas e godet me grusht në fytyrë dhe e pështyn.
“Do e arrestoj atë dhe nëse kjo do të jetë gjëja e fundit që do të bëj”- shprehet drejtuesi i hetimeve të policisë, Stefan Tellqvist për SVT.
Incidenti ndodhi në stacionin “Gamla Stan” në Sotckholm të Suedisë dhe është filmuar nga kamerat e sigurimit.