INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gruaja e Robert Aliajt  ka një përgjigje për  Fiori Dardhën: Humbe shansin për të treguar… [FOTO]

Gruaja e Robert Aliajt ka një përgjigje për Fiori Dardhën: Humbe shansin për të treguar… [FOTO]

Publikuar më: 14:08 14-10-2017

Të kesh një burrë artist si Robert Alij, nuk është e lehtë por bashkëshortja e tij Mimoza Dino, di më së miri të jetë jo vetëm bashkëshorte për të.

Aktualisht ajo jeton në Bruksel por është në dijeni të sherrit mes Robertit dhe Firodi Dardhës në “Dance With Me”.  Në një intervistë të dhënë për panorama, ajo u pyet se si u ndje kur Fiori teksa diskutoi me Bertin, iu drejtua këtij të fundit me fjalët: “Jepja këtë mikrofonin gruas që ke lënë në Bruskel, mjerë gruaja që të ka”.

“Bertin në panelin e “Dance With me” nuk e shikoj si bashkëshortin tim. Distancohem emocionalisht, e shikoj thjesht si një anëtar jurie. Në rastin e replikës me Fiorin, unë mendoj se ndërkohë që Berti po gjeneralizonte dhe po vinte pikat mbi “i” për një plagë të rëndë të shoqërisë shqiptare, që nuk flitet më për raste të izoluara, si violenca bashkëshortore dhe familjare, Fiori kaloi në një revansh e atak të personalizuar. Unë besoja të paktën se Fiori, me prirjet e pretendimet e saj feministe, që u përpoq në mënyre konfuze t’i manifestojë në mbrëmjet e “Dance With Me”, në çdo rast nuk do të dilte kaq në mënyrë flagrante kundër principeve të saj, duke fyer publikisht në distancë po një femër, një grua tjetër, që ajo nuk e ka idenë cila është dhe çfarë përfaqëson, pavarësisht isha unë bashkëshortja e Robertit apo e dikujt tjetër. Nëse asaj batutat e Bertit iu dukën provokative, duke mos u përgjigjur do të kishte refuzuar, dhe kjo do të tregonte klasin e saj, gjë të cilën ajo nuk e bëri dot. Reagimi i saj nuk meriton më shumë komente”, u përgjigj ajo.

auto_ddppeter1507979926.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039770603179932