Jo çdo kush do ta bënte këtë veprim, por kjo graua 82 - vjeçare nuk u tundua aspak. Ishin mijëra euro që gjeti, por ajo preferoi ti dorëzojë në polici. Ajo ishte duke ecur në rrugët e Viçenzës dhe nuk u mendua dy herë, por shkoi në rajonin më të afërt të policisë. Kjo është një shenjë ndershmërie, e pazakontë në ditët e sotme, por ndodhi. Mes rugëve ‘’Battaglione Framarin’’ dhe ‘’Legione Antonini’’, gjeti një zarf në tokë, pa emër dhe adresë. E shtyrë nga kurioziteti, hapi zarfin dhe pa mijëra kartëmonedha euro, të cilat i dorëzoi tek një agjent i policisë. Policia ka nisur hetimet që të gjejë pronarin, por ligji thotë se nëse askush nuk i kërkon brenda një viti, paratë do ti kthehen personit që i gjeti.