INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Gruaja ja bëri borxh që vëllai im e vrau...”, kjo është deklarata e vëllait të Fadil Kasemit

“Gruaja ja bëri borxh që vëllai im e vrau...”, kjo është deklarata e vëllait të Fadil Kasemit

Publikuar më: 11:29 05-09-2017

“Vëllai im vrau nënën e fëmijëve të tij, pasi doli nga kontrolli për shkak të saj”.

Eduart Kasemi tha se vrasjen nuk e justifikon dot, por sipas 53-vjeçarit ka bërë gjithçka për ish-bashkëshorten e tij, Fildes Hafizi dhe ajo e divorci.

“Vrasja nuk justifikohet. Ne e kemi kokën të ulur për atë që ka ndodhur. Por, vëllai im vrau nënën e fëmijëve të tij, pasi doli nga vetja për shkak të saj. Fadili beri gjithçka për të. Ai mundësoi që ajo të bëhej drejtoreshë kopshti, investoi për arsimimin e saj, për gjithë të afërmit e saj. Dhe pasi arriti gjithçka prej tim vëllai, ajo e divorci, ia vuri fëmijët kundër dhe filloi të tallet me të... unë nuk mund ta parandaloja këtë tragjedi, sepse sado ta ruaja, ai mund të çohej natën dhe ta bënte krimin”, u shpreh i vëllai  Fadil Kasemit i cili pak ditë më parë ekzekuto ish-gruan e tij gjyqtare.

Article Logic
Execution time: 0.0020709037780762