INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gruaja

Gruaja "magnet", ja si i ndjen tërmetet

Publikuar më: 09:46 23-05-2016

Spanjollja 30-vjeçare, Moon Ribas, një artiste avangarde ka një superfuqi që nuk shihet me sy. Ribas ka vendosur një magnet të vogël në krah që i mundëson të ndjejë çdo tërmet që ndodhë në botë, në kohë reale. Ribas të gjitha dridhjet që ndjen i shndërron në vallëzim ose në lëvizje.

“Unë dua t’i ndjej lëvizjet në mënyrë më të thellë. Planetët lëvizin, dridhen dhe lëvizin vazhdimisht. Unë mendova se do të ishte e mrekullueshme që këto lëvizje masive dhe natyrore t’i përkthej në një mënyrë krejtësisht të re”, ka sqaruar Ribas.

Ajo është koreografe që studioi lëvizjet në Dartington College në Britani të Madhe. Magneti i Ribas merr çdo të dhënë nga një aplikacion “iPhone”-it që mat aktivitetet sizmike nga monitorët gjeologjik nëpër botë. Ajo tregon se sa më i fortë që është tërmeti aq më e fortë është dridhja që ndjen në “iPhone”dhe në krahun e saj.

Article Logic
Execution time: 0.003715991973877