Këngëtarja e njohur, Rihanna, është cilësuar si gruaja më e fuqishme në botë nga prestigjozja “Forbes”. Sipas “Forbes”, ky titull ka ardhur pasi ajo ka pasur sukses të madh falë linjës kozmetike “Fenty Beauty”, ku ka fituar më shumë se 550 milionë dollarë të ardhura në vitin 2020.
Këngëtarja gjithashtu ka 30% të aksioneve në linjën e të brendshmeve Savage x Fenty, e cila mblodhi para në vlerë prej 1 miliard dollarësh në shkurt të vitit 2021. Rihanna, është ndër emrat e paktë që kanë statusin e miliarderit në moshën e saj.