Një video e publikuar nga faqja ‘Jeta osh qef’ është duke bërë xhiron e uebit pasi pamjet janë mjaft komike.
Një grua nga Gjirokastra është filmuar teksa ishte në një dasmë dhe mishin e servirur në pjatë e merr dhe e fut në çantë.
Ndoshta nuk është habia këtu pasi shpesh ndodh ta paketojmë ushqimin dhe ta marrim me vete, por zonja në fjalë e merr dhe e fut në çantë pa asnjë lloj paketimi duke u ruajtur nga dasmorët e tjerë që kishte përballë.