INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gruaja pëlqente Sinan Hoxhën, burri Anën/ Plas sherri mes bashkëshortëve në Tiranë, gruaja tenton të vrasë veten

Gruaja pëlqente Sinan Hoxhën, burri Anën/ Plas sherri mes bashkëshortëve në Tiranë, gruaja tenton të vrasë veten

Publikuar më: 13:27 22-01-2021

Emisioni Përputhen është një nga më të ndjekurit për momentin në Shqipëri, përfshirë thuajse të gjitha moshat. Shumë familje shqiptare mezi e presin orën kur të fillojë ky program. Por një ngjarje çuditshme raportohet të ketë ndodhur në një familje pikërisht në lidhje me këtë emision. Një çift bashkëshortësh në kryeqytet janë grindur se cilin kanal televiziv të ndiqnin. 

Gruaja dëshironte të shihte këngëtarin Sinan Hoxha, ndërsa i shoqi kishte shprehur 'simpati' për Anën. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur natën e ndërrimit të viteve ku Saimir Bakalli së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët kishte shkuar në shtëpinë e vjehrrit për Vitin e Ri.

Sherri ka nisur në momentin kur bashkëshortja e Sajmirit kishte dashur të shihte në televizor këngëtarin Sinan Hoxha, të cilin ka thënë se e pëlqente. Por kjo gjë nuk është pritur mirë nga bashkëshorti i saj, i cili e ka akuzuar se kishte më shumë se pëlqim ndaj tij. Por debati është thelluar më tej kur i shoqi i ka bërë komplimente Anës, dhe kësaj here ka qenë gruaja që ka reaguar.

Më pas debati ka agravuar deri në dhunë fizike ku Sajmiri ka qëlluar bashkëshorten, ndërsa kjo e fundit ka tentuar të vrasë veten me mjet prerës.Në këtë moment ka ndërhyrë i ati i gruas për t'i ndarë, por Sajmiri e ka goditur atë, ndërsa e gjitha ka ndodhur në sy të fëmijëve të mitur të çiftit Bakalli.

Më pas, 35-vjeçari është larguar nga shtëpia, ndërsa babë e bijë kanë shkuar në polici për ta denoncuar atë. Ndërkohë mësohet se Sajmir Bakalli është arrestuar tri ditë me parë nga policia dhe ditën e djeshme gjykata mori vendimin “arrest me burg” dhe e akuzoi për dhunë në familje.

Article Logic
Execution time: 0.0038089752197266