INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Gruaja punën, burri pronën. Fenomeni i përhapur më shumë në zonat rurale [VIDEO]

Publikuar më: 15:42 10-04-2017

Gratë punojnë dhe kontribuojnë po aq sa burrat apo bashkëshortët e tyre në shtëpi, por kur vjen puna për regjistrimin e pronave,ato figurojnë përgjithësisht në emër të kryefamiljarit. Qamile Feron e gjetëm duke punuar ne kopsht. Eshtë një rutinë e saj e përditshme. Habitet ndërsa e pyesim se ne emër te kujt janë pronat. I duket krejt normale qe pasuria e gjitha te jete ne emër të bashkëshortit te saj. Edhe me shume se ajo habitemi ne me arsyetimin e këtij realiteti. Gratë që banojnë në zonat rurale janë “menaxhere të fshehura të fermës” pavarësisht se shumica e fermave familjare në pronësi të tyre është shumë e vogël. Ky është përfundimi I studimit të parë mbi gratë rurale në Shqipëri të zhvilluar nga UN Women. Të dhënat tregojnë se numri i grave që përfitojnë mbështetje financiare nga shteti apo donatorët është 5 herë më i ulët krahasuar me burrat. Gratë janë më të angazhuara në aktivitetet e fermës (32 për qind në krahasim me 22 për qind të burrave), dhe kryejnë pjesën më të madhe të aktiviteteve të rëndësishme bujqësore dhe blegtorale. Por ato janë më të izoluara dhe kryejnë pjesën më të madhe të punëve në ngastrat e tokës apo në shtëpi, ndërsa burrat janë më të prirur për të menaxhuar aktivitetet që lëvrojnë paranë dhe të angazhohen në marrëdhënie me tregtarët dhe palët e treta.

Article Logic
Execution time: 0.0033230781555176