I cilësuar si Botërori i surprizave, ky kampionat i zhvilluar në Rusi që u mbyll me fitoren e Francës si duket nuk mund të mbaronte pa një skandal.
Finalja e madhe u ndoq nga miliona njerëz nga e mbarë bota dhe u duk se gjithçka shkoi pa incidente deri në momentin final kur po ndaheshin medaljet.
Në ceremoninë e dhënies së medaljeve, një grua që qëndronte pas presidentit të FIFA-s, Infantino dhe presidentit rus, Vladimir Putin, u pa teksa merr një medalje dhe e fut në xhep duke menduar se askush nuk do ta vinte re edhe pse të gjitha kamerat ishin fokusuar në stadiumin “Luzhniki”.Gjatë kohës që vepronte gruaja i buzëqesh presidentit Putin, i cili nuk e kishte idenë se çfarë po ndodhte pas shpinës së tij.
Por, disa i kanë dalë në mbrojtje gruas duke thënë se medalja ishte akredituar për të por deri më sot nuk është parë që të marrin medalje ata që i shpërndajnë.