INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gruan me 8 fëmijë e 20 vjet martesë,  e lë burri  për të dashurën e re. Ja çfarë ndodh më pas... [FOTO]

Gruan me 8 fëmijë e 20 vjet martesë, e lë burri për të dashurën e re. Ja çfarë ndodh më pas... [FOTO]

Publikuar më: 16:02 01-12-2016

Një nënë e 8 fëmijëve mbeti e braktisur dhe e shkatërruar pasi burri i saj  pas 20 vitesh martesë, largohet nga familja për femrën  me të cilën nisi një lidhje të re dhe që ishte shtatzënë.

Një vit pas largimit të tij, miqtë e gruas thonë se ajo vazhdoi me jetën e saj por ende i mungon një artikull i çmuar pasi ish partneri i saj, joe i vodhi shallin Burberry dhe ia dha të dashurës së tij.

Pas kësaj, miqtë e gruas kanë hapur fushatë në internet me një apel për të zëvëndësuar shallin e dashur të Heather.

Faqja e tyre GoFundMe me titull “Zëvëndësimi i shallit Burberry” ka në përmbajtje një foto të Heather duke qeshur  teksa ka hedhur  shallin në qafë dhe qëndron pranë partnerit të saj të mëparshëm.

Ndërsa fytyra e tij është bllokuar me një flluskë mbi të cilën shkruhet: “ I vodha gruas shallin e saj të  çmuar dhe ia dhurova të dashurës sime”.  

Duke iu referuar me përbuzje ish bashkëshortit të mikeshës së tyre, Brooke dhe Vanessa thanë se ndërsa mikja e tyre qëndronte në shtëpi duke u kujdesur për fëmijët dhe rritjen e tyre, burri i saj e kalonte kohën duke u argëtuar me femër tjetër.

Ata vazhdojnë  ta prishin më tej imazhin e Joe duke treguar edhe se ai kishte lënë shtatzënë femrën me të cilën kishte tardhëtuar bashkëshorten.

Ata gjithashtu bëjnë thirrje për donacione në mënyrë që ta zëvëndësonin atë shall i cili kushtonte 400 dollarë. “Ne do t’ia blejmë atë shall asaj kështu që Heather do të mund ta vërë ashtu siç i ka hije”.  

Fondi tashmë ka arritur mbi 1300 dollarë, shumë më shumë seç nevojitej.

Por Heather  tha se ato do t’i dhuronte për Fondacionin Anemia Diamond Blackfan.

Në një mesazh të postuar të mërkurën, ajo falënderoi miqtë e saj për gjestin e tyre,  por tha se ajo nuk kishte nevojë për një shall të ri.

Ajo tha se shumë shpejt do t’i nënshtrohej një operacioni dhe tre nga fëmijët e saj ishin përfshirë në një aksident me makinë.

“Ju falënderoj. Zemra ime tani është e mbushur me dashuri. Ju dua. Bekime për të gjithë ju”.

  3AE3917E00000578-3987022-image-a-71_1480530104457.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0040709972381592