INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gruevski në arrati! Ja kush ka ndërhyrë…

Gruevski në arrati! Ja kush ka ndërhyrë…

Publikuar më: 10:56 16-11-2018

Lajmi më i bujshëm nga rajoni këto ditë është arratisja e ish-kryeministrit të Maqedonisë. Ekipi i 1TV nga Budapesti ka dhënë disa detaje të pa dala më herët, duke raportuar se Kryeministri hungarez Viktor Orban e mbron ish Kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski, me kërkesë të Rusisë.

Sipas kësaj media, natën e parë pas arratisë në Budapest, Gruevski e ka kaluar në hotelin luksoz në këtë qytet, “Korintia”.

Sipas disa analistëve hungarezë, nga kjo çështje do të varet se çfarë drejtimi do të marrë vendi, respektivisht nëse do të mbetet shtet evropian ose do të kthehet kah Rusisë, sepse Orban e mbron Gruevskin pikërisht me kërkesë të Moskës.

Por sipas vlerësimeve të para, Gruevski, nuk do të mund të fitojë azil në Hungari, sepse ky vend nuk jep azil për banorë të shteteve ku nuk zhvillohet luftë.

Nëse Gruevski fiton azil, ky do të ishte vendim i Kryeministrit Orban, e do të shihet si vendim politik, e jo juridik, kanë komentuar analistë dhe hungarezë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0041530132293701