INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gruevski sfidon nga arratia: Mbajeni mirë autostradën, kthehem së shpejti

Gruevski sfidon nga arratia: Mbajeni mirë autostradën, kthehem së shpejti

Publikuar më: 16:08 05-07-2019

Qeveria e Maqedonisë së Veriut me anë të një ceremonie do të përurojë autostradën Shkup-Shtip, e cila vlerësohet si një ndër arteriet kryesore të Maqedonisë Lindore.

Ish-Kryeministri Nikola Gruevski përmes Facebook-ut shkruan se kjo autostradë është ndërtuar në kohën e VMRO-DPMNE-së, duke i dërguar mesazh pushtetit aktual që ta mirëmbajnë, sepse do të kthehet.

Ish-Kryeministri në arrati Nikola Gruevski, nga Budapesti, përmes një postimi në Facebook ka komentuar nisjen e përdorimit të kësaj autostrade.

“Le të jetë me fat autostrada Shkup-Shtip. Këta hajnat e pushtetit, le të përpiqen së paku ta mirëmbajnë siç duhet. Të mos jetë i shkatërruar kur të kthehem! Përshëndetje nga Budapesti”, ka shkruar ish-Kryeministri Gruevski.

Article Logic
Execution time: 0.0035989284515381