INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grupet parlamentare shtyjnë mbledhjet. Do të asistonin Lu dhe Vlahutin.

Grupet parlamentare shtyjnë mbledhjet. Do të asistonin Lu dhe Vlahutin.

Publikuar më: 14:44 05-05-2016

Asnjë nga partitë në vend nuk do të zhvillojnë mbledhjet e grupeve parlamentare të premten ashtu siç dhe kishin njoftuar. Ende nuk dihen arsyet se përse, janë shtyrë, por ajo ç’ka dihet me saktësi është se të mërkurën të gjithë njoftuan se ambasadorët Lu dhe Vlahutin do të asistonin nëpër mbledhjet e tyre. Por pas anullimit ka reaguar Ambasada Amerikane, që ka sqaruar se me kërkesë të tyre grupet kanë spostuar mbledhjet javën e ardhshme.
Ambasada e SHBA thekson se ambasadorët do të takohen me secilin prej grupeve sipas numrit të deputetëve të partive në kuadër të reformës në drejtësi.

Article Logic
Execution time: 0.0031349658966064