INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grupet rebele në Siri vazhdojnë luftën, s’i zëmë besë rusëve

Grupet rebele në Siri vazhdojnë luftën, s’i zëmë besë rusëve

Publikuar më: 10:40 13-02-2016

Grupet e rebelëve në Siri i kanë thënë BBC’së se ata nuk do të ulin armët sepse nuk besojnë se Rusia do të ndalojë fushatën ajrore në mbështetje të qeverisë.

Ata janë skeptikë në lidhje me marrëveshjen që është arritur mes fuqive të mëdha për armëpushim në Siri. Ata gjithashtu kanë përsëritur kërkesën që Presidenti Bashar al-Assad të largohet nga posti i të parit të vendit.

Grupet si Ushtria e Sirisë së Lirë, Ahrar al-Sham dhe Faylaq al-Sham kanë thënë se nuk do t’i ulin armët derisa Bashar al-Assad të largohet, ndërsa shprehen se nuk iu zënë aspak besë rusëve, shkruan BBC.

Ndërkohë, Assad deklaroi se ka ndërmend të rimarrë nën kontroll “të gjithë vendin”. Në një intervistë të rrallë, ai tha për agjencinë e lajmeve “AFP” se mposhtja e rebelëve mund të kërkojë pak kohë për shkak të përfshirjes së fuqive rajonale.

Deklaratat e tij erdhën vetëm disa orë pasi fuqitë botërore ranë dakord të kërkojnë ndalimin e luftimeve në Siri brenda një jave, nismë kjo që nuk përfshin betejat kundër Shtetit Islamik dhe Frontit al-Nusra.

Po ashtu, ministrat e grupit ndërkombëtar “Mbështetja për Sirinë” u pajtuan gjithashtu edhe me përshpejtimin dhe zgjerimin e përpjekjeve të ndihmës.

Article Logic
Execution time: 0.0030679702758789