Katedralja “Notre Dame” u përfshi nga flakët pasditen e 15 prillit dhe njerëz nga e gjithë bota nisën ‘vajtimin’ për atraksionin e njohur në Francë.Pak orë pas flakëve njerëz të ndryshëm nisin të dhuronin para për të ndihmuar në restaurimin e saj, duke nisur që nga biznese private e deri tek autoritetet lokale. Sigurisht që nuk munguan edhe persona të pasur që mundën të dhuronin shuma të mëdha.
Por së fundmi grupi ndërkombëtar i hakerave Anonymous u janë drejtuar me një mesazh miliarderëve që kontribuan ne restarurimin e katedrales dhe i kritikon këta individë për “bamirësi selektive”
Në një deklaratë në uebsajtin e tyre, organizata shkruante:
“Kjo bamirësi selektive ka hapur sytë e njerëzve nga e gjithë bota për prioritetet e gabuara të klasës sunduese. Është tashmë mëse e dukshme që juve ju interesojnë më shumë simbolet e fuqisë suaj kulturore se sa jetët njerëzore apo vetë planeti në të cilin jetojmë.”