INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grupi “Bajri”, Paloka: A doli në përgjim Ditmir Bushati? Po ‘selam’ në emër të Ramës, a u çuat?

Grupi “Bajri”, Paloka: A doli në përgjim Ditmir Bushati? Po ‘selam’ në emër të Ramës, a u çuat?

Publikuar më: 13:42 22-09-2018

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar lidhur me konferencën e kreut të Shtetit Ardi Veliu, i cili bëri të ditur detaje nga operacioni me 11 të arrestuar në Shkodër, Tiranë dhe Roterdam të Holandës. Nëpërmjet një statusi në Facebook. Paloka shtron pyetje lidhur me 6 muajt e përgjimeve.
“ Paska dalë Drejtori i Policisë , i emëruari i Agron Xhafajt, për të deklaruar suksesin e policisë në arrestimin e Bajrajve.
“Kemi 6 muaj që i përgjojmë”- thuhet në deklaratë.
Një pyetje kam për ata që paskan përgjuar; a ju ka dalë në ndonjë përgjim Ditmir Bushati, apo dhe atë e keni fshehur si keni bërë me përgjimet e tjera…?, shkruan Paloka. Numri dy i demokratëve nuk e ka lënë me kaq. Ai ka reaguar sërish duke ngritur të tjera pikëpyetje?
Edi Paloka
Meqë ministri i Ramës vendosi të “flasë” dhe po tund flamurin e fitores kundër krimit në Shkodër, pse nuk i përgjigjet disa pyetjeve të tjera:
- Sa herë është takuar me Bajrot?
- Sa herë i ka përdorur për të kërcënuar përfaqësues dhe votues të opozitës?
-Sa vota ju ka kërkuar në zgjedhje që ti bëjnë me “mënyrën e tyre”?
- Sa here ju ka çuar “selam” në emër të Ramës?
- Çfarë date mban komunikimi i fundit i tij me Bajrot?

Article Logic
Execution time: 0.0027940273284912