INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grupi “Basha Ik”: Zgjedhjet me urgjencë rrezikojnë përçarje

Grupi “Basha Ik”: Zgjedhjet me urgjencë rrezikojnë përçarje

Publikuar më: 20:37 28-06-2017

Kritikët e Lulzim Bashës brenda Partinë Demokratike kanë unifikuar qëndrimin e tyre në një të vetëm, ndërsa deklarojnë se zgjedhjet me urgjencë brenda partisë, ku do të caktohet edhe lideri i ri, rrezikojnë përçarjen.
Mes të tjerash, anëtarët e PD-së, ndonëse nuk dihen emrat e firmëtarëve të kësaj deklarate, kërkojnë që të mblidhet Këshilli Kombëtar i kësaj force dhe të analizohet humbja në këto zgjedhje.

DEKLARATA

Tirane, më 28.06.2017
Deklaratë
Ne anëtarë përfaqësues politikë të dy deklaratave të djeshme që kërkuam dorëheqjen e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe hapjen e një procesi transparent, të drejtë dhe të paansshëm zgjedhor brenda partisë, nisur nga zhvillimet e fundit deklarojmë se:
1-Vetëm dorëheqja e menjëhershme e kryetarit Lulzim Basha, është kushti i parë për të shkruar drejt një procesi gjithëpërfshirës analize për të nxjerrë shkaqet e humbjes fatale dhe mungesës së mbi 200 mijë votave të demokratëve në zgjedhjet e 25 qershorit. E konsiderojmë të pamoralshëm, antistatutor dhe të pambështetur në asnjë traditë europiane fshehjen e përgjegjësisë së kryetarit Basha, pas aktit qesharak të “vetëngrirjes”. Nuk ka asnjë nen të librit të rregullave të Partisë Demokratike, ku mbështetët vendimi i Lulzim Bashës, i cili flet për delegim të funksioneve organizative, që nuk ia atribuon statuti, tek dy nënkryetarët e tij.
2-Akti i shpalljes së hapjes së procesit të zgjedhjeve dhe analizave për zgjedhje nga ana e dy nën kryetarëve (për habi mungon firma e Sekretarit të Përgjithshëm), është uzurpim i kompetencave që nuk ia atribuan Statuti as Kryetarit, as Nënkryetarëve apo Sekretarit të Përgjitshëm, por Kryesië së PD (Neni 40 pika 2) si për datën e zgjedhjeve ashtu dhe të procedurave të zgjedhjeve e të Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (Neni 46 i Statutit). I gjithë procesi nxirret që në fillim jashtë normave dhe përcaktimeve statutore duke e bërë atë jo transparent dhe të manipulueshëm. Dorëheqja e kryetarit Lulzim Basha, është e vetmja mundësi për të ndërprerë procesin antistatutor mbi të cilin po organizohen zgjedhjet dhe për të rikthyer besushmërinë jetike tek ai. Përndryshe Zoti Lulzim Basha mbetet përgjegjësi i vetëm i shkatërrimit përfundimtar të PD.
Interesi eshte garantimi i gares se lire dhe te ndershme per te mundesuar bashkimin dhe jo percarjen e PD. Doreheqja kerkohet per kushte te barabarte gare per gjithe kandidatet. Ne perputhje me Statutin kerkohet mbledhja e kryesise qe te vendose per hapat e metejshem, perfshi mbledhjen e keshillit kombetar, reflektimin e disfates dhe organizimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme. Zgjedhjet e organizuara me urgjence rrezikojne percarjen e PD dhe jo afirmimin e saj si forum i mendimit te lire dhe bashkepunuese.”, citohet në deklaratën e grupit të demokratëve të ngritur kundër Bashës.



Article Logic
Execution time: 0.0040678977966309