INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grupi G; Spanja fiton 8-0 me Lihteshtejnit, Italia 3 ndaj Izraelit

Grupi G; Spanja fiton 8-0 me Lihteshtejnit, Italia 3 ndaj Izraelit

Publikuar më: 07:51 06-09-2016

Dy emrat e mëdhenj të grupit G ku bën pjesë edhe Shqipëria e nisën me fitore bindëse aventurën e tyre në kualifikueset e Botërorit, Rusi 2018-të. Italia triumfoi me rezultatin 3-1 në transfertën e Haifas përballë Izraelit vendas, ndërkohë Spanja 8 gola modestëve të Lihtenshtejnit. Në Sammy Ofer Stadium të kryeqytetit të Izraelit, Haifa, Italia mori një fitore të thjeshtë ndaj skuadrës së trajnerit Levy.

Grazianno Pelle në minutën e 14-të hapi serinë e golave për 4-herë kampionët e Botës ndërkohë që në të 32-tën Antonio Candreva kthehu në gol një 11-metërsh duke dyfishuar shifrat. Goli i Ben Haim në të 35-tën dhe kartoni i kuq i marrë nga Chielini, 20 minuta më pas u duk sikur rihapën llogaritë por as avantazhi numerik në fushë nuk i mjaftoi Izraelit që pësoi edhe golin e tretë nga Immobile në të 83-tën.

Spanja me Lihtenshtejnin ka arritur një fitore të thellë me rezultatin 8-0. Diego Costa realizoi golin e vetëm për La Rojan  në pjesën e parë, ndërkohë që në fraksionin e dytë nisi edhe golada e Spanjës. Sergi Roberto, David Silva dy herë, Vitolo, sërish Diego Costa dhe Morata dy herë ishin autorët e golave për skuadrën e Lopeteguit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038528442382812