INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grupi i ''Bajri'' në Shkodër, dalin detaje për trukimin e ndeshjeve

Grupi i ''Bajri'' në Shkodër, dalin detaje për trukimin e ndeshjeve

Publikuar më: 16:12 22-09-2018

Policia e shtetit gjatë një operacioni, te koduar "Oazi" ka arrestuar 11 persona që bënin pjesë në grupin e Bajrajve të Shkodrës, ku 2 prej tyre janë trajneri i kombëtares së femrave, Armir Grima dhe portieri i Tërbuni, Fabiol Rexhepin.

Grupi kishte zgjeruar aktivitetin duke hyrë në tregun e shitblerjeve të ndeshjeve të futbollit ku me këtë detyrë dyshohet se janë ngarkuar dy sportistët e lartëpërmendur. Përveçese, Fabiol Rexhepi dhe Armir Grima kanë qenë pjesë e grupit kriminal të Bajrajve në Shkodër mbi ta rëndon edhe akuza e organizimit të llotarive të palejuara, ose e thënë ndryshe trukim ndeshjesh.

Gjithsesi ende nuk dihen detaje për metodën sesi grupi ka funksionuar dhe se cilat janë ndeshjet e trukuara nga Bajrajt

Article Logic
Execution time: 0.001845121383667