E mbani mend grupin e famshëm ABBA?
Për të gjithë fansat të cilëve ju kishin munguar performancat e tyre, kishin mundësinë që ta shihnin një të tillë në festimin e 50 vjetorit të dy pjesëtarëve të grupit, Bjorn Ulvaeur dhe Benny Andersson. Edhe pse flitej se grupi nuk do të bashkohej kurrë, ata ia kanë dalë të bëjnë realitet ëndrrën e shumë fansave....duke u ngjitur në skenë edhe njëherë bashkë për të kënduar një këngë. Dhe e veçanta tjetër qëndron në faktin se ata kënduan bashkë pas më shumë se 30 vitesh.
Në fillim e nisën këngën “You And I” vetëm Agnetha dhe Frida dhe gjatë mesit të saj u bashkuan të gjithë duke emocionuar mijëra të pranishëm të cilët thërrisnin emrin e tyre. “Ishte një mrekulli! Shumë emocionuese. Rrugëtimi ynë muzikor ka shkruar histori dhe jam shumë krenare për këtë. Çfarë nostalgjie!” – ka thënë Agnetha për të përditshmen suedeze “Expressen”. Me siguri entuziazmi dhe brohoritjet e shumta i kanë bërë anëtarët e Abba që ta rimendojnë një ribashkim të tyre.
Hey Abba we ❤️ you.
— BBC Radio 2 (@BBCRadio2) June 7, 2016
Sorry if the Abba mega-mix made any listeners late for work! pic.twitter.com/CNOCeWjs2g