Trajneri shqiptar i Olympiacosit, Besnik Hasi e ka vlerësuar si të vështirë Grupin B të Champions Leagues.
Ish mesfushori i Kombëtare shqiptare e ka vlerësuar si të vështirë Grupin B të Ligës së Kampionëve,
“Do të jetë një eksperiencë e shkëlqyer për skuadrën. Mendoj se do të jetë një grup shumë interesant edhe për tifozët tanë. Janë skuadra të mëdha që do t’i kemi përballë. Nëse do të bëjmë një vlerësim me qartësi, sigurisht që do të preferonim të tjera skuadra, ndaj të cilave të mund të bënim diçka të mirë”, është shprehur ai.
Kujtojmë që shorti vendosi që Olympiacosi të përballet në grup me Barcelonën, Juventusin dhe Sporting Lisbonën.