Gjykata për Krime të Rënda këtë të premte ka dhënë dënimet për 5 të pandehurit që kundërshtuan policinë gjatë operacionit anti-drogë në Lazarat në vitin 2014.
Në total Gjykata dha 52 vite burg për 5 të pandehurit.
Konkretisht dënimet përkatëse janë
1-Arbion Aliko u dënua me 13 vite burg
2-Gurgaz Skënderi u dënua me 11 vite burg
3-Enrik Skënderi u dënua me 10 vite burg
4-Alfred Poko u dënua me nga 10 vite burg
5-Beqo Brahimi u dënua me 8 vite burg
Më herët Arbjon Aliko, njëri prej të arrestuarve për sulmin ndaj policisë të ndodhur në Lazarat në vitin 2014 lëshoi akuza të rënda nga salla e gjyqit duke u shprehur se në 2014 ishte Policia e Shtetit ajo që nxori drogën me blinda nga Lazarati dhe ua shiste trafikantëve.